Dy qytetarë në Pozheran të Vitisë u lënduan pas rrëzimit të dyerve hyrëse të oborrit të tyre, si pasojë e erërave të forta. Pas trajtimit mjekësor, ata janë liruar për në shtëpi.
Këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai ka sqaruar se të dy lënduarit, pas marrjes së tretmanit në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë kthyer në shtëpi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë kushteve të këqija atmosferike. Ajo i inkurajon ata të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.



















You must be logged in to post a comment Login