Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

U gjet i vdekur në apartamentin e tij, kamerat e sigurisë kapin momentet e fundit të aktorit të njohur turk

U gjet i vdekur në apartamentin e tij, kamerat e sigurisë kapin momentet e fundit të aktorit të njohur turk

Aktori i njohur turk, Serhat Mustafa Kiliç, është gjetur pa jetë në apartamentin e tij në lagjen Kagıthane të Stambollit. Rrethana të vdekjes mbeten ende të paqarta, dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e saktë të ndodhisë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, partnerja e aktorit kishte shqetësime pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të për disa ditë. Ajo shkoi në apartamentin e tij, ku zbuloi trupin e Kiliçit në divanin e dhomës së ndenjes.

Policia dhe ekipet mjekësore u thirrën menjëherë në vendngjarje. Pas mbërritjes, ato konfirmuan vdekjen e aktorit. Partnerja e tij i tha autoriteteve se Kiliç kishte vuajtur nga kanceri dhe disa media raportojnë se ai kishte pasur gjithashtu probleme me gjëndrën tiroide.

<

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se këto probleme shëndetësore janë shkaku i vdekjes së tij. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore dhe hetimeve nga autoritetet.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement