Reshjet e mëdha të shiut që goditën Kosovën në fillim të janarit të këtij viti shkaktuan dëme të konsiderueshme në prona dhe infrastrukturë. Një nga zonat më të prekura ishte fshati Krushevë e Vogël.
Si pasojë e këtyre reshjeve, një pjesë e rrugës transit Klinë–Gurrakoc u shemb, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe shkaktuar shqetësim për banorët e fshatit. Banorët kishin kërkuar një ndërhyrje të shpejtë për sanimin e dëmeve dhe u ankuan për vonesat në procesin e intervenimit.
Pas 222 ditësh, largimi i dheut nga rruga në Krushevë të Vogël ka përfunduar.



















You must be logged in to post a comment Login