Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm gëzues në ditën e djeshme. Vajza e tij, ish-deputetja Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë, duke sjellë një lumturi të madhe në familje. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram. Në videon e ndarë, shihet Ukë Rugova që, me emocion dhe gëzim, uron prindërit për ardhjen në jetë të mbesës.
Nga ky urim, është zbuluar edhe emri i veçantë i vogëlushes: Ariana. “Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet të thotë Uka në video, duke ndarë kështu këtë lajm të gëzueshëm.
Për ta bërë momentin edhe më festiv, në sfond të videos dëgjohet kënga e njohur e Sinan Vllasaliut, “O Daj O Daj”, që përshtatet mrekullisht me gëzimin e dajës së ri. Urojmë që Teuta dhe Agroni të ketë një jetë të gjatë, shëndet e shumë lumturi me vogëlushen e tyre, Arianën.















You must be logged in to post a comment Login