Platforma e rrjeteve sociale Twitter, tani e njohur si X, feston 20 vjetorin e lansimit të saj publik.
Twitter u krijua në mars të vitit 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass. U lançua për publikun në korrik të po atij viti dhe fitoi shpejt popullaritet në mbarë botën.
Derisa deri në vitin 2012 arriti rreth 500 milionë përdorues të regjistruar, ata publikonin afërsisht 340 milionë postime në ditë. Një vit më pas, Twitter u rendit ndër 10 faqet më të vizituara në internet, shpesh përshkruar si “SMS-ja e internetit” përmes mesazheve të shkurtra që ofronte.
Emri “Twitter” lidhet me cicërimën e zogjve, ndërsa logoja e platformës për shumë vite ishte një zog blu me emrin Larry, të cilin e mori nga legjenda e basketbollit amerikan, Larry Bird.
Në vitin 2023, pronari Elon Musk riemërtoi platformën në X, duke zëvendësuar emrin dhe logon historike të Twitter-it. Megjithatë, për shumë përdorues, ajo vazhdon të njihet me emrin e vjetër.



















You must be logged in to post a comment Login