Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Turizmi shënon rritje në Shqipëri, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi shënon rritje në Shqipëri, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vazhdon të regjistrojë rritje, me një përshpejtim të dukshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave nga INSTAT, në maj 2026, vendi priti mbi 1.1 milion shtetas të huaj, që përbën një rritje prej 15,9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Totalizimi i hyrjeve, përfshirë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, arriti në 1.880.161, me një rritje prej 12,2%. Nga ana tjetër, daljet ishin gjithashtu në rritje me 8,9%, duke arritur në 1.802.626.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë gjithashtu shënuan përmirësim, me 736.566 veta që hynë në vend gjatë majit, që do të thotë një rritje prej 6,9% krahasuar me majin 2025. Daljet e shqiptarëve u rritën me 3,5%. Ndërsa, daljet e shtetasve të huaj arritën numrin 1.066.831, me një rritje vjetore prej 12,9%.

Sipas INSTAT, rreth 98% e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në maj e bënë këtë për qëllime personale, si pushime, vizita te të afërmit, ose transit. Kjo kategori u rrit me 16,4% në krahasim me një vit më parë. Në kontrast, hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale shënuan një rënie prej 5,6%.

<

Europa vazhdon të jetë tregu kryesor për turizmin shqiptar. Rreth 70% e vizitorëve europianë janë nga vendet e Evropës Jugore, ndërsa 12% vijnë nga Europa Perëndimore.

Në pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria priti rreth 3,71 milion shtetas të huaj, duke shenuar një rritje prej 8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement