Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, boksieri i njohur Drilon Rama, ka ndarë së fundmi disa fotografi në të cilat evidenton linjën e tij trupore.
Në imazhet e publikuara, Rama paraqitet në një formë të shkëlqyer fizike me një trup të palestruar. Ai vazhdon të ketë një aktivitet të lartë në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jetës së tij të përditshme dhe angazhimet e tij.
Këtë herë, fotografitë e tij janë tërheqëse për ndjekësit, pasi shfaqin rezultatet e përkushtimit të tij ndaj formës fizike. Rama është bërë një nga emrat më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova” pas suksesit të tij në edicionin e fundit të spektaklit.
Pas përfundimit të këtij programi, ai ka vazhduar me aktivitete publike dhe sportive, duke ruajtur interesin e fansave të tij.



















You must be logged in to post a comment Login