Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trump paralajmëron reduktim të madh të stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut

Trump paralajmëron reduktim të madh të stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të reduktojnë ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Ai theksoi marrëdhënien e tij “shumë të mirë” me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Trump e përshkroi stërvitjen si një aktivitet të kushtueshëm dhe një “sinjal të papërshtatshëm dhe armiqësor,” sipas raportimeve nga BBC, siç transmeton Klankosova.tv.

Këto komente vijnë në prag të stërvitjeve vjetore ushtarake që SHBA dhe Koreja e Jugut planifikojnë të zhvillojnë, pavarësisht deklaratave të Trumpit. Autoritetet në Seul kishin treguar se ato do të realizoheshin sipas planit të përcaktuar.

Koreja e Jugut shprehu se po shqyrton deklaratat e presidentit amerikan, me shpresën që marrëdhëniet e mira mes Uashingtonit dhe Phenianit do të mundësojnë bisedime konkrete.

Nga ana tjetër, Koreja e Veriut akoma nuk ka bërë komente lidhur me këto deklarata. Më herët gjatë këtij muaji, Pheniani kreu teste me raketat balistike, të cilat janë të ndaluara sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement