Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tronditet Shqipëria: Brenda një dite vriten dy persona në prag të shtëpive të tyre (VIDEO)

Tronditet Shqipëria: Brenda një dite vriten dy persona në prag të shtëpive të tyre (VIDEO)

Dy vrasje të rënda u regjistruan brenda ditës së enjte në Shqipëri, duke shkaktuar trazira në opinionin publik.

Rasti i parë ndodhi në Shkodër, ku Shtjefën Ziçi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, për motive xhelozie. Gazetari Martin Marku, gjatë emisionit “Kosova Today”, ndau detaje të reja, duke theksuar se i dyshuari ka shfaqur shpesh xhelozi të tepruar ndaj gruas së tij. Ai shtoi se Shtjefën Ziçi nuk e lejonte atë të përdorte telefonin, çka kishte shkaktuar konflikte të shumta mes çiftit.

Disa orë më vonë, një ngjarje tjetër e rëndë u regjistrua në Laç, ku një burrë 40-vjeçar u ekzekutua me shtatë plumba përpara derës së shtëpisë së tij nga një person tjetër të një moshe të ngjashme.

<

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 në Kurbin. Hetimet e zhvilluara nga ekspertët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin çuan në identifikimin e të dyshuarit.

Sipas të dhënave, burri i vrarë kishte precedentë penalë. Ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për “Kanosja për shkak të detyrës” dhe kishte gjithashtu precedentë për armëmbajtje pa leje. Për më tepër, ai ishte arrestuar më parë në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa kontrollet në terren vazhdojnë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement