Dy qytetarë janë plagosur me armë zjarri të dielën në Podujevë, pas një përleshjeje fizike mes disa individëve.
Sipas informacioneve nga policia, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë hetimeve në vendngjarje, autoritetet kanë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.
Për më tepër, policia njofton se, në bazë të vendimit të prokurorit, janë arrestuar gjashtë të dyshuar. Po ashtu, i dyshuari kryesor është shpallur në kërkim policor.



















You must be logged in to post a comment Login