Sport Club Gjilani ka njoftuar largimin e tre futbollistëve nga skuadra, duke u falënderuar për kontributin e tyre gjatë kohës që kanë luajtur me fanellën kuqebardhë.
Në një komunikatë zyrtare, klubi konfirmoi ndarjen nga Leonit Abazin, Astrit Thaqin dhe Agron Kolajn. Gjilani shprehu mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga këta lojtarë.
Përsa i përket Agron Kolajt, klubi falënderoi gjithashtu FC Prishtinën për bashkëpunimin e frytshëm sportiv.
Klubi nga Anamorava shpreh urimet më të mira për Abazin, Thaqin dhe Kolajn, duke u dëshiruar suksese dhe shëndet në vazhdimin e karrierës së tyre sportive.
Be the first to comment