Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tri gra theren më thikë në Paris, njëra prej tyre shtatzënë

Tri gra theren më thikë në Paris, njëra prej tyre shtatzënë

Tre gra nga moshat 19, 24 dhe 36 vjeç janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në Paris. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 11:30, në zonën Porte de Clichy, e cila ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit.

Pas incidentit, ato janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Edhe pse ndodhen në një gjendje të rëndë, raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet franceze kanë arrestuar një burrë të dyshuar për sulmin. Sipas njoftimeve, ai ka përdorur dy thika kuzhine gjatë aktit. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka deklaruar se autori është kapur nga një oficer policie jashtë detyrës, duke e cilësuar këtë si një akt të guximshëm.

<

Mediat lokale raportojnë se njëra nga viktimat është e shtatzënë. Megjithatë, Nunez nuk ka shpalosur ende shkaqet ose motivet e sulmit, duke theksuar se nuk do të nxitohet për të bërë deklarata derisa të përfundojnë hetimet.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement