Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Muhovc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Lajmin e konfirmoi Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për këtë rajon.
Veseli theksoi se prokurori i shtetit është njoftuar për ngjarjen dhe se njësitet e trafikut kanë filluar të gjitha veprimet e nevojshme.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi më datën 09.08.2026 rreth orës 16:30. Policia mori njoftimin për incidentin dhe menjëherë dërgoi njësitë e saj, si dhe Emergjencën e Ferizajt në vendngjarje.
Në aksident përfshihej një automjet me targa vendore, ku ndodheshin dy persona. Njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Njësitet e trafikut kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, dhe informacionet e mëtejuara do të publikohen në raportet e ardhshme.
Be the first to comment