Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17.
Për të hetuar ngjarjen, në vendin e aksidentit kanë shkuar policia dhe ambulanca. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Be the first to comment