Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Carralevë-Komoran. Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Aksidenti ndodhi sot rreth orës 09:00, kur policia mori informacionin për incidentin me pasoja fatale. Në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës, një djalë i mitur, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për hetimin e rastit është angazhuar njësiti i trafikut rajonal.
Be the first to comment