Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së premtes. Një konflikt familjar ka çuar në vrasje, plagosje dhe rrëmbim, duke alarmuar autoritetet.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:00, një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën. Pas këtij akti, ai ka marrë peng ish-bashkëshorten e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.
Pas disa orësh, 35-vjeçari ka liruar ish-bashkëshorten, ndërsa negociatat me policinë për dorëzimin e tij vazhdojnë. Ai raportohet se është rrethuar nga forcat policore.
Të afërmit e viktimës kanë informuar për A2 CNN se 35-vjeçari ishte arrestuar më herët nga Policia e Fierit, por ishte liruar më pas nga Prokuroria. Sipar tyre, ai kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe ngjarja e ndodhur sot ishte paralajmëruar për shkak të konflikteve të vazhdueshme.
Autoritetet shqiptare po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Be the first to comment