Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tragjedia në Prishtinë, Brestovci: Verifikimi i kranëve dhe siguria në punë nuk mbikëqyren nga Komuna

Dy punëtorë u lënduan nga rrëzimi i kranit në rrugën A, policia nis hetimet

Pas një aksidenti tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, Bekim Brestovci, drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka dalë me një sqarim publik mbi përgjegjësitë institucionale për mbikëqyrjen e sigurisë në punë.

Brestovci ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe ka theksuar se, sipas ligjeve të tanishme, përgjegjësia për kontrollin teknik të vinçit, dokumentacionin përkatës, autorizimet e operatorit dhe masat e sigurisë në punë është e Inspektoratit Qendror të Punës.

“Inspektorati Qendror i Punës është përgjegjës për të verifikuar nëse vinçi ka kaluar kontrollet teknike të nevojshme, nëse ka dokumentacionin e rregullt, dhe nëse operatori ka autorizimet e nevojshme. Po ashtu, ata duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi ka zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë,” ka deklaruar Brestovci.

Ai gjithashtu sqaroi se Inspektorati i Kryeqytetit ushtron kompetencat e tij vetëm sipas Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e lejeve të ndërtimit dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar.

“Veprimet e Inspektoratit të Kryeqytetit janë të kufizuara brenda ligjit, duke mbikëqyrur zbatuarjen e lejeve dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin,” theksoi ai.

Ky reagim vjen në një kohë kur opinioni publik kërkon përgjegjësi dhe sqarime për rrethanat që çuan në aksidentin fatal. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement