Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ofroi detaje për Klankosova.tv në lidhje me gjendjen shëndetësore të një të rinji 18-vjeçar, i cili u lëndua dje në një vendpunishte në Prishtinë për shkak të rënies së vinçit.

Uka sqaroi se, pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore, ai u dërgua në Njësinë e Mjekimit Intensiv rreth orës 22:00. Sipas tij, të rinjtë kanë pësuar lëndime të rënda në zonën e organeve, çka e bëri të nevojshme transferimin e tij në këtë njësit.

Aktualisht, ai vazhdon të ndodhet nën kujdesin e ekipeve mjekësore, dhe parametrat e tij vitalë janë të qëndrueshëm, ku po merr gjithashtu tretmanin mjekësor të nevojshëm.

Në një incident tjetër, gjatë ditës së djeshme, një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të fuqishme, duke theksuar nevojën për përmirësimin e sigurisë së punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.