Dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi në Kobaj të Prizrenit. Sipas burimeve nga Klan Kosova, në mesin e të ndaluarve ndodhet edhe një i mitur 16-vjeçar.
Informacionet sugjerojnë se viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës. Dyshohet se konflikti ka lindur nga mospajtime në lidhje me emërtimin e një rruge në këtë fshat.
Si pasojë e një përleshjeje mes disa individëve, një 27-vjeçar ka humbur jetën. Ai nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët e shkaktuara, që dyshohet se janë rezultati i përdorimit të një mjeti të mprehtë.
Babai i tij ka pësuar gjithashtu lëndime të rënda dhe aktualisht po merr trajtim në spital, siç njofton Klankosova.tv.



















You must be logged in to post a comment Login