Autoritetet në Guajana kanë konfirmuar se 27 trupa janë nxjerrë nga trageti MV Barima, i cili përmbysi në brigjet e vendit me 179 persona në bord.
Deri më tani, janë shpëtuar 69 individë, ndërsa 83 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Kjo ngjarje është cilësuar nga autoritetet si fatkeqësia më e rëndë detare në dekadat e fundit në vend.
Policia ka ndaluar kapitenin e tragetit dhe të paktën një anëtar tjetër të ekuipazhit, pasi rezultatet e testeve për përdorimin e marihuanës ishin pozitive. Qeveria ka filluar një hetim për të zbardhur neglizhencat e mundshme.
Një hetim i mëtejshëm ka zbuluar se dhjetëra pasagjerë nuk ishin regjistruar në listën zyrtare të udhëtarëve, çka ngre dyshime për shkelje serioze të procedurave të sigurisë.
Presidenti Irfaan Ali ka vizituar të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, duke premtuar mbështetje dhe një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes.
Be the first to comment