Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tragjedi në Greqi, 17-vjeçari vdes nga rryma elektrike teksa po bënte dush

Tragjedi në Greqi, 17-vjeçari vdes nga rryma elektrike teksa po bënte dush

Një 17-vjeçar irlandez ka humbur jetën tragjikisht gjatë pushimeve në ishullin grek Kimolos, pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike gjatë dushit.

Alex M. po qëndronte me familjen në një shtëpi prej guri, e cila kishte më shumë se 50 vjet që përdorej nga ata për pushime të zakonshme.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, i riu ka marrë kokën e dushit, dhe pak çaste më vonë ka rënë. Autopsia ka konfirmuar se arsyet e vdekjes ishin goditja elektrike. Edhe nëna e tij dyshohet se ka ndjerë një shkarkesë elektrike kur përpiqej t’i afrohej.

<

Autoritetet greke kanë nisur hetimet lidhur me instalimin elektrik të shtëpisë dhe ngrohësin e ujit, gjithashtu duke shqyrtuar nëse ka pasur mungesë të ndonjë pajisjeje mbrojtëse në kutinë elektrike.

Alex ishte një nxënës i dalluar në qytetin e tij të lindjes, Cork, dhe kishte marrë çmime për një projekt të zhvilluar me dy bashkëmoshatarë, që kishte si synim ndihmën për personat me autizëm joverbal.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement