Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjithë Evropën, përballueshmëria shfaqet si një çështje ekonomike e rëndësishme për qytetarin mesatar evropian.
Sipas një raporti të fundit, Tirana është renditur si qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë. Një familje me katër anëtarë, përfshirë dy të rritur me pagë mesatare, shpenzon rreth 89% të të ardhurave të saj për të përballuar jetesën. Kjo e rendit Tiranën vetëm pas Lisbonës, e cila kryeson listën me një nivel prej 12195.8%.
Raporti i përgatitur nga Tradingpedia analizon të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane për të përcaktuar standardin më të mirë të jetesës, duke krahasuar shpenzimet e përditshme me pagat mesatare neto. Kjo llogaritje merr parasysh pagën neto në Shqipëri, e cila është 760 euro në muaj, duke arritur në të ardhura familjare prej 1520 euro në muaj, me dy të rritur në punë. Shpenzimet për një familje me katër persona janë llogaritur në 1353 euro në muaj, duke përfshirë rreth 90% të të ardhurave.
Kostot e jetesës në Shqipëri janë dukshëm më të larta krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në Shkup, Maqedonia e Veriut, ku paga mesatare neto është 769 euro, shpenzimet mujore për një familje me katër persona arrijnë në 1037 euro, duke zënë vetëm 67% të të ardhurave.
Në Beograd, ku paga neto është 1081 euro, shpenzimet mujore janë pak më të larta, duke arritur në 1478 euro, por pagat janë rreth 30% më të larta se në Shqipëri.
Ndërkohë, në Podgoricë, paga mesatare mujore neto është 883 euro, dhe shpenzimet mujore llogariten në 1077 euro, duke e bërë Sarajeva qytetin me koston më të ulët të jetesës në rajon në raport me të ardhurat.
Të dhënat për Kosovën nuk janë përfshirë në këtë raport.



















You must be logged in to post a comment Login