Tifozja e njohur kroate, Ivana Knoll, ishte e ftuar në një lidhje direkte në emisionin sportiv “Kampionët e Botës” në TV Klan, duke i dhënë mundësinë publikut shqiptar të ndjekë planet e saj për Botërorin. Kjo është hera e katërt që Knoll ndjek një kampionat botëror.
Gjatë bisedës, ajo komentoi paraqitjen e Kroacisë dhe pritshmëritë e saj për ndeshjen ndaj Ganës. Knoll shprehu besimin se ekipi i saj do të dalë fitues, duke thënë: “Mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen ndaj Ganës.”
Në një moment, moderatorja Marina Vjollca e ftoi të thoshte diçka në gjuhën shqipe. Ajo e pyeti Knoll si e thotë fjalën ‘të dua’ në shqip. Tifozja kroate nuk hezitoi dhe e shqiptoi me buzëqeshje frazën, duke fituar duartrokitjet e publikut.



















You must be logged in to post a comment Login