Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ti je shkatërruesi”, drejtori i Vitës i ashpër ndaj ministrit Muja: Nuk ju intereson për punëtorët

“Ti je shkatërruesi”, drejtori i Vitës i ashpër ndaj ministrit Muja: Nuk ju intereson për punëtorët

Drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija, njoftoi se kompania ka vendosur të pezullojë grumbullimin e qumështit dhe të mbyllë përkohësisht fabrikën. Ai e ka fajësuar ministrin e Bujqësisë, Armend Mujën, për situatën e krijuar.

Sipas Spahijës, ky vendim është marrë nga bordi i kompanisë dhe është një prej vendimeve më të vështira në historinë e “Vitës”. Ai shprehu shqetësimin se po e shkatërrojnë një punë që ka zgjatur 27 vjet.

“Ti je ai shkatërruesi që po e shkatërron një pune 27-vjeçare. Sot kemi marrë vendimin më të rëndë që kemi ndonjëherë. Nga sot nuk do të pranojmë qumësht dhe e mbyllim fabrikën deri në një vendim të radhës,” deklaroi ai.

<

Spahija kritikoi ashpër qeverinë e Albin Kurtit, duke theksuar se mungesa e reagimit po rrezikon vendet e punës, fermerët dhe zinxhirin e prodhimit të qumështit.

“Na vjen keq për punëtorët tanë, të cilët për më shumë se 25 vjet kanë dhënë një kontribut të madh. Nuk po mendohet për familjet e tyre, për kreditë që kanë, e as për fermerët që nesër duhet ta hedhin qumështin,” shprehu ai.

Drejtori theksoi që kompania plotëson të gjitha standardet e kërkuara të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Ai shtoi se “Vita” është kompania e vetme e certifikuar për standardet ushqimore në rajon.

“Ne nuk jemi kriminelë, ne kërkojmë drejtësi. Kompania jonë ka certifikatat e hallallit, kemi kontrollet dhe analizat. Këto që kemi, besoj se kompanitë në Bosnje dhe Maqedoni nuk i kanë,” tha ai.

Në përfundim, Spahija kërkoi falje nga fermerët për pasojat që mund të sjellë pezullimi i punës, duke i atribuuar ato institucioneve përgjegjëse.

“Fermerë, ju kërkojmë ndjesë. Jemi rritur bashkë me ju. Por ministri në detyrë është ai që po ju mbyll dhe po ju çon drejt falimentimit, jo ne. Shpresojmë që pas disa ditësh të kthehemi në punë, por nëse nuk ka zgjidhje, fabrika do të mbetet e mbyllur,” përfundoi Spahija.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement