Erling Haaland vazhdon të jetë një nga futbollistët më të diskutuara pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi norvegjez jo vetëm që shkëlqeu me paraqitjet e tij në fushë, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me reagimet që mori nga figura të njohura.
Gjatë turneut, Haaland realizoi një performancë të jashtëzakonshme, duke shënuar 7 gola dhe dhënë një asist në pesë ndeshje. Megjithatë, rrugëtimi i Norvegjisë u ndal në çerekfinale, pas humbjes përballë Anglisë.
Pas eliminimit, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Lorna Hysa, i dedikoi një mesazh publik sulmuesit të Manchester Cityt përmes një postimi në Instagram. Ajo shkroi: “Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe të gjithëve dhe i meriton të gjitha.”
Postimi u shoqërua me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Lorna Hysa shfaqet pranë Haaland. Kjo publikim tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Në pavarësi të faktit se Norvegjia nuk arriti të avanconte më tutje, paraqitjet e Haaland e vendosën atë mes protagonistëve kryesorë të Kupës së Botës 2026.
Be the first to comment