Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, nën dyshimin se ka kryer tetë vjedhje në subjekte të ndryshme brenda një jave. Ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale.

Operacioni i koduar “Multiple” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me strukturat e tjera policore që vepruan në zonat ku ishin realizuar vjedhjet.

Sipas Policisë, i dyshuari, i identifikuar si O. H., ka kryer vjedhje para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme gjatë periudhës 5–13 gusht 2026.

<

Pas kallëzimeve nga disa qytetarë, uniformat blu zbuluan se 20-vjeçari ishte aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur prej kohësh për vepra të ngjashme.

Policia vazhdon hetimet për të dokumentuar nëse 20-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera në Tiranë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement