Një person ka pësuar lëndime me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Krushë e Madhe, në Rahovec. Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë incident.
Informacionin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës. Ajo njoftoi se i lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.
Gjithashtu, është sekuestruar mjeti i dyshuar që është përdorur gjatë ngjarjes. Krasniqi tha se, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur një rast për “Lëndim të rëndë trupor” dhe ai është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Be the first to comment