Një incident i rëndë ka ndodhur të martën pasdite në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar nga një goditje me thikë.
Sipas raportit të policisë, një burrë është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se thika është gjetur në vendngjarje dhe është konfiskuar nga policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.



















You must be logged in to post a comment Login