Një ditë më parë, Heidi Baci, e ftuar në emisionin “Wake Up”, ndau me publikun përvojën e saj të re si moderatore e programit të dashurisë “Për’puthen”.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Blendi Salaj, lidhur me kundërshtaren me të cilën do të ndante krevatin gjatë emisionit, Heidi përmendi emrin e Megi Pojanit. Ajo shprehu vlerësimin për stilin e moderimit të Megit, duke theksuar energjinë dhe ngjyrat e saj të shumta.
“Mendoj se do të ishte mirë të ndaja momentet me Megin, ndoshta do të më jepte ndonjë këshillë. Do të ishte si një motër. Hajde këtu”, tha ajo mes të tjerash.
Megi Pojani reagoi në lidhje me këtë deklaratë, duke postuar në “Instastory” një lajm në lidhje me fjalët e Heidit. Në postim, ajo ofroi disa këshilla për Heidin dhe e inkurajoi ta telefononte.
“Dashuri, do të ishte kënaqësi. Nuk është e thjeshtë të udhëheqësh një familje. Drejtoje, dashuroje dhe dënoje siç e meriton. Më telefono, jam në qytet”, shkroi Pojani në postimin e saj.



















You must be logged in to post a comment Login