Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tetë familje në zi për vetëm tri ditë: Fundqershori i tragjedive në Kosovë!

Tetë familje në zi për vetëm tri ditë: Fundqershori i tragjedive në Kosovë!

Përgjatë 72 orëve të fundit, një valë tragjike ngjarjesh ka marrë jetën e nëntë personave, duke shënuar një fundjavë të rëndë për shoqërinë. Aksidente trafiku, vrasje, dhe incidente të tjera tragjike përbëjnë bilancin e hidhur të këtyre ditëve.

Dita e diel nisi me vdekjen e një motoçiklisti në rrugën “Tirana” në Gjakovë, si pasojë e një aksidenti. Drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, e konfirmoi ngjarjen dhe sqaroi se motoçiklisti kishte humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke u përplasur me trotuarin.

Pas këtij aksidenti, tragjedia vazhdoi. Në fshatin Maznik të Deçanit, babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, humbën jetën pas kontaktit të dyshuar me rrymën elektrike ndërsa pastronin veturën në oborrin e shtëpisë. Policia njoftoi se viktimat u dërguan për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.

<

Po mbrëmjen e së dielës, në Ferizaj, një burrë mbeti i vrarë në një përleshje për të cilën dyshohet se është përdorur armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, tha se njësitet policore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Çfarë dukej se ishte një fillim i qetë i javës, përkeqësoi edhe më tej bilancin tragjik. Një vajzë nga fshati Damanek i Malishevës, Rina Krasniqi, humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani. Më pas, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Zenel Gashi, gjithashtu humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Vërmicë.

Dita vazhdoi me ngjarje të tjera tragjike. Në fshatin Dobërçan të Gjilanit, një person humbi jetën duke rënë në një bunar së bashku me pastrimin e tij. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se ngjarja u raportua më 29 qershor dhe se autoritetet ishin angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në mbrëmjen e po atij ditë, një përleshje në fshatin Zlipotok të Dragashit përfundoi me viktimën Gazmen Tairovci, imam i këtij fshati, i cili u godit me një mjet të mprehtë. Në ndërkohë, një 71-vjeçare humbi jetën në një bunar në fshatin Koshare, me ekipet emergjente që arritën të konfirmojnë vdekjen e saj.

Për tri ditë, ky zinxhir ngjarjesh tragjike la pas nëntë viktima, duke bërë që fundi i qershorit të shënojë një nga periudhat më të rënda për nga numri i jetëve të humbura.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement