Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili sugjeroi se ajo mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme si deputete.
Ky aludim ka ardhur pas një videoje të publikuar nga këngëtarja në rrjetet sociale. Në këtë video, Fejza u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të planifikuar për më 12 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas publikimit të videos, një ndjekës ka shprehur dyshimin se ky angazhim mund të ishte një sinjal për një përfshirje të mundshme të këngëtares në politikë. “Teta Shkurte, po më doket që paske me u fut ne zgjedhje, si deputete,” e shkruante ai.
Megjithatë, përgjigjja e Shkurte Fejzës ishte e drejtpërdrejtë dhe e qartë, duke mohuar çdo mundësi për një angazhim të saj në politikë. “Jo me tetën kurrë,” tha ajo.
Me këtë reagim, artistja ka bërë të qartë se nuk e sheh veten si pjesë të garës politike dhe se nuk ka në plan të kandidojë për deputete.
Ndryshe, Shkurte Fejza publikoi sot një video, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në marshin e 12 shtatorit, që do të mbahet në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ky marsh zhvillohet në një moment delikat, pasi ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që ka hyrë në fazën përfundimtare, me pritshmëri për vendimin e gjykatës.
Be the first to comment