Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze   

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze   

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar përmbylljen e procesit të përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë për vitin 2026.

Sipas këtij njoftimi, në test kanë marrë pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare në nivel vendi rezulton të jetë 48.35%.

Analiza e rezultateve sipas lëndëve tregon se arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën Angleze, me 65.97%, e ndjekur nga Historia me 62.23% dhe Gjuha Shqipe me 54.63%. Ndërsa, lëndët me arritshmëri më të ulët përfshijnë Kiminë me 37.68% dhe Matematikën me 37.93%. Pas këtyre, renditen Biologjia me 40.83%, Fizika me 45.33%, Informatika me 47.87% dhe Gjeografia me 47.84%.

<

Sipas ministrisë, rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit, në përfundim të arsimit të mesëm të ulët. Këto rezultate do të shërbejnë si një bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë në arsim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement