Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj, ishte e ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ku komentoi iniciativën e partisë së saj për të testuar deputetët për përdorim droge.
Ajo njoftoi se vetë ka kaluar një test të tillë dhe rezultatet kanë dalë negative. Kadrijaj theksoi se konsumimi i drogës nga persona që mbajnë pozita të larta vendimmarrëse nuk është dinjitoz.
“Mendoj se është e papranueshme të ketë njerëz në nivele të larta që konsumojnë drogë. I sfidoj ata të bëjnë testin, ashtu siç e bëra unë. Sipas statistikave, fenomeni i drogës është në rritje në Kosovë, sidomos te fëmijët,” u shpreh ajo.
Kadrijaj shtoi se beson se ka individë në politikë që përdorin drogë. “Mendoj se po, ka njerëz që e përdorin drogën, dhe sjelljet e tyre e tregojnë këtë,” përfundoi ajo.
Be the first to comment