Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Testamenti sekret i Valentino-s/ Zbulohet kush trashëgon pasurinë marramendëse të ikonës së modës

Testamenti sekret i Valentino-s/ Zbulohet kush trashëgon pasurinë marramendëse të ikonës së modës

Edhe pas largimit të tij nga jeta, Valentino Garavani vazhdon të jetë një emër në qendër të vëmendjes. Testamenti i stilistit legjendar ka shkaktuar shumë diskutime në botën e modës, pasi zbulon se pasuria e tij e madhe nuk do të ndahet mes familjarëve, por do të administrohet nga një fondacion.

Pas vdekjes së Garavani më 19 janar 2026, në moshën 93-vjeçare, detajet e testamentit të tij kanë tronditur qarqet e modës dhe financës në Europë. Sipas mediave italiane, ai vendosi që gjithë pasurinë e tij t’ia kalojë një trashëgimtari të vetëm, fondacionit “Valentino Garavani, Giancarlo Giammetti Foundation”, me seli në Vaduz, Lihtenshtajn.

Pasuria përfshin vila luksoze, jahte, prona prestigjioze në vende të ndryshme, koleksione arti, llogari bankare dhe asete me vlerë të jashtëzakonshme. Testamentin e kishte hartuar në mars të vitit 2023 në Zvicër, duke treguar se gjithçka ishte planifikuar me kujdes.

<

Edhe pse fondacioni është përfituesi kryesor, Valentino nuk i harroi njerëzit e tij të afërt. Testamentin përfshin ndihma për partnerin e tij, Vernon Bruce Hoeksema, bashkëpunëtorin e tij të afërt, Giancarlo Giammetti, nipin Piero Villani, si dhe për familjen e Carlos Souza-s dhe disa organizata filantropike.

Një nga pasuritë më të njohura është Château de Wideville, një kështjellë e shekullit XVI pranë Parisit, e cila pritet të shitet për të mbuluar detyrimet dhe dhurimet e parashikuara në testament. Ndër asete të tjera dallohen jahti luksoz TM BlueOne, Villa Letizia në Romë, një penthouse në New York, rezidenca në Holland Park të Londrës dhe Chalet Gifferhorn në Gstaad, ku stilisti kaloi vitet e fundit të jetës.

Me këtë vendim të veçantë, Valentino zgjodhi të ruajë perandorinë e tij të bashkuar përmes një fondacioni, duke siguruar që emri, vepra dhe trashëgimia e tij të mbeten në mënyrë të paprekur për brezat që do të vijnë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement