Termocentralet me qymyr “Kosova A” dhe “Kosova B”, të cilat operojnë prej rreth 60 vitesh, po përballen me kritika të vazhdueshme për ndotjen e ajrit. Sipas raportimeve, ndotja e ajrit është 6.6 herë më e lartë se niveli i lejuar.
Kjo situatë është dokumentuar në raportin e Bankwatch, rrjeti më i madh i organizatave mjedisore, i cili rekomandon një largim të gradual nga përdorimi i thëngjillit, si një masë për të adresuar këtë problem.
Për më tepër, të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tregojnë se pasojat e përdorimit të linjitit shkaktojnë rreth 1,115 vdekje në vit në Kosovë.
Detajet e plota mund të gjenden në kronikën më poshtë.
Be the first to comment