Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tentuan të vrasin viktimën pas mosmarrëveshjes në Zvicër, paraburgosen dy persona në Ferizaj

Tentuan të vrasin viktimën pas mosmarrëveshjes në Zvicër, paraburgosen dy persona në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për dy të pandehur: D.A. (26 vjeç) dhe A.A. (29 vjeç), për shkak të dyshimeve të forta se kanë tentuar të kryejnë veprën penale “vrasja në tentativë”.

Sipas informacionit të siguruar, mëngjesin e 13 gushtit, të dy të pandehurit, së bashku me një të mitur 17-vjeç, janë dyshuar se kanë tentuar të privojnë nga jeta A.Sh.

Pas zhvillimit të seancës dëgjimore dhe analizimit të materialeve të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, Fitore Daci Krivanjeva, ka arritur në përfundimin se ekziston një dyshim i bazuar mbi ngjarjen e datës 13 gusht 2026, rreth orës 06:10. Ngjarja është zhvilluar në një rrugë në Ferizaj, ku të pandehurit D.A. dhe A.A., në bashkëpunim me të miturin, kanë tentuar të privojnë nga jeta A.Sh.

Sipas të dhënave, konflikti kishte filluar një vit më parë në Zvicër, kur A.A. kishte pasur një mosmarrëveshje me A.Sh. Në ditën kritike, ata e kanë ndjekur A.Sh. me veturë. Pasi ai ka hyrë në një market, të pandehurit kanë dalë nga vetura. D.A. ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur A.Sh. në abdomen, ndërsa A.A. e ka goditur me grusht dhe shqelma, e i mituri e ka goditur me një shkop druri.

Si pasojë e këtyre sulmeve, A.Sh. është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Gjyqtarja ka aprovuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, duke e arsyetuar atë në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim për një periudhë prej një muaji.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement