Këtë të hënë, Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm. Ky operacion ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të policisë, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar personin në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë.
Personi i dyshuar, D.K., 37 vjeç, është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Be the first to comment