Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Bërnjakut, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë zyrtarët policorë me qëllim që të hyrë në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari ia ofroi zyrtarëve policorë shumën prej 30 eurosh për të kaluar kufirin.
Policia njofton se “i dyshuari, pasi kishte ofruar 30 euro për të hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës, është arrestuar. Bankënotat e ofruara janë sekuestruar, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.”



















You must be logged in to post a comment Login