Prokuroria Themelore në Mitrovicë, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin me inicialet B.R. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën. Dyshohet se i akuzuari, me dashje, ka tentuar të vrasë viktimën me inicialet B.M. duke e goditur disa herë me thikë në kokë, në anën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.
Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht ndodhet në trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari u arrestua më 18 korrik dhe aktualisht ndodhet në masën e ndalimit, sipas vendimit të prokurorit të shtetit. Prokuroria ka propozuar caktimin e paraburgimit, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për këtë kërkesë.
Be the first to comment