Një rast i posedimit të kundërligjshëm të një mjeti të ndaluar është evidentuar në pikën kufitare të Vërmicës.
Sipas njoftimit nga policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:35. Një shtetase kosovare, teksa po kalonte kufirin nga Shqipëria në drejtim të Kosovës me automjetin e saj, është ndaluar për kontroll.
Gjatë këtij kontrolli, tek e dyshuara u gjet dhe u konfiskua një sprej i llojit SDS 80.
<
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, e dyshuara është liruar. Rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Be the first to comment