Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së në Kuvend, Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)

Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së në Kuvend, Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi dhe Ardian Gola, kanë pasur një debat të ashpër me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Këta të fundit kanë qëndruar në sallën e Kuvendit duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Gola dhe Rrustemi theksuan se LVV po synon arritjen e një marrëveshjeje për një president konsensual. Nga ana tjetër, deputetët Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku i akuzuan ata për shkelje të Kushtetutës së vendit.

Gjatë këtij debati, tensioni u rrit për disa momente mes Lushtakut dhe Rrustemit, ku ky i fundit i kërkonte Lushtakut të mos përdorte duar. Musliu, në një moment, iu drejtua atyre me termin “superkriminela”, duke i intensifikuar akuzat.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement