Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga vapa

Temperaturat e larta, IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga vapa

Temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit kanë përfshirë një pjesë të madhe të shteteve evropiane. Franca, Italia dhe Spanja po përballen me temperatura rekord, duke detyruar këto vende të ngrejnë alarmin e kuq.

Fenomeni i njohur si “El Nino” ka sjellë viktimat e para në disa nga këto shtete, me temperatura që raportohen se kanë arritur deri në 43 gradë Celsius.

Vera pritet të sjellë temperatura të larta edhe në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka shpërndarë përmes një postimi në Facebook këshilla për qytetarët për të përballuar valën e nxehtit.

IKSHPK thekson se temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Prandaj, masat mbrojtëse janë të domosdoshme për të gjithë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë, siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

“Mbani distancë nga ambientet e nxehta, sigurohuni që shtëpia të qëndrojë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë. Mbroni ata që janë më të ndjeshëm, sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia,” rekomandon IKSHPK.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement