Një person është arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, pas dyshimeve se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë dhe 23 gëzhoja.
I dyshuari, një mashkull kosovar, është marrë në pyetje në lidhje me incidentin.
<
Pas përfundimit të intervistimit, prokurori ka vendosur që ai të lirohet, ndërsa rasti do të vazhdojë të procedohet sipas ligjit.
Be the first to comment