Mbrëmjen e kësaj të premteje, në lagjen nr. 4 të Sarandës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat shqiptare, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
<
Deri tani, shkaqet e konfliktit, identiteti i të plagosurit dhe autorët e dyshuar mbeten të panjohura.
Be the first to comment