Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Të shtëna me armë në Mitrovicë

Përleshje mes tre personave në Podujevë, përdoren shufra druri e metali

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në Mitrovicën e Jugut. Rasti është konfirmuar nga Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për këtë rajon.

Sipas tij, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit për të shtëna rreth orës 15:30. Gjatë kontrollit, janë gjetur disa gëzhoja në zonën e ngjarjes.

Zaiti theksoi se, deri tani, nuk ka informacion për persona të lënduar nga të shtënat. Ai gjithashtu njoftoi se policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë ende të njohura.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement