Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Të pamet që rrezikojnë “me e përgjakë” katundin… (VIDEO)

Të pamet që rrezikojnë “me e përgjakë” katundin… (VIDEO)

Toka e shtetit ka shkaktuar përplasje mes banorëve të fshatit Petrovë të Shtimes, duke i ndarë ata në dy grupe. Konflikti nisi pas ndërtimit të AMF-së në një vend tjetër, çka solli ide të ndryshme për rrënimin e objektit të vjetër.

Për disa ari tokë që është pronë publike, banorët e Petrovës nuk arrijnë të bien dakord mbi ndërtimin e një objekti të ri. Disa familje që jetojnë afër lokacionit kanë propozuar ndërtimin e një objekti për shërbime publike. Ata e bënë kërkesën në Kuvendin Komunal në vitin 2019, e cila u miratua.

Megjithatë, qytetarët Misin Ademaj dhe Jahir Beqaj, që jetojnë matanë rrugës, shprehin kundërshtimin e tyre për këtë ndërtim. Sipas tyre, objekti i propozuar nuk ofron hapësirë për parkim, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe të dhjetra bizneseve ekzistuese në atë rrugë.

<

Misin ka deklaruar për KIKS-in se ata kanë provuar të bisedojnë me iniciatorët e projektit, por pa sukses. Beqaj, 55-vjeçar, madje mohon nevojën për një objekt të tillë në lagje. Ai thekson se imami i fshatit ka sugjeruar mosndërtimin e tij. Sipas versionit të tyre, gjithë ky proces është bërë për shkak të inateve personale.

Pas dështimit të bisedimeve, banorët kanë mbledhur mbi 350 nënshkrime që kundërshtojnë ndërtimin dhe e dërguan këtë peticion në komunë. Si rezultat, Kuvendi Komunal i Shtimes hodhi poshtë vendimin për ndërtimin e objektit dhe urdhëroi ndalimin e punimeve.

Sidoqoftë, pas 7 vjetësh, asnjë nga vendimet dhe masat e marra nuk e kanë frenuar ndërtimin e këtij objekti, i cili është në fazën përfundimtare. Një banor 48-vjeçar shprehet se ata ndihen pa zgjidhje dhe nuk dinë se tek cili institucion të drejtohen për këtë çështje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement