Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh në një lokal nate në Bangkok, Tajlandë.
Sipas mediave lokale, zjarrfikësit janë thirrur në vendngjarje pak pas mesnatës, ku hasën klientë që përpiqeshin të iknin përmes hyrjes kryesore, e cila ishte e rrethuar nga flakët.
Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, konfirmoi numrin e viktimave dhe informoi se disa të tjerë janë dërguar në spital. Ai gjithashtu bëri me dije se shkaku i zjarrit po hetohet.
Lokali ndodhet në Chatuchak dhe është një nga destinacionet më të njohura për argëtim dhe restorante në atë zonë.
Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda rreth 30 minutash; megjithatë, nga pamjet e marra, disa pjesë të lokalit ishin djegur tërësisht dhe tavanin kishte pësuar shembje të pjesshme.
Be the first to comment