“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik,” shprehen ekspertët nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara.
Sipas analizave të tyre, individët me lidhje të kufizuara shoqërore kanë 50% më shumë gjasa të ndërrojnë jetë më herët në krahasim me ata që kanë marrëdhënie më të forta sociale.
Shkencëtarët kanë shqyrtuar 218 studime të ndryshme mbi vetminë dhe izolimin shoqëror dhe kanë arritur në përfundimin se dëmton shëndetin më shumë se mbipesha.
Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Brigham Young, e cila drejtoi studimin, theksoi se lidhjet shoqërore janë një nevojë bazë njerëzore, që kontribuon në mirëqenien dhe mbijetesën e individëve. Ajo vuri në dukje se fëmijët që përjetojnë mungesë të kontakteve shoqërore shpesh përballen me probleme shëndetësore, veçanërisht kur përballen me metoda izolimi.
Një studim nga faqja “Granset” ka zbuluar se tre të katërtat e njerëzve të moshuar në Britani ndiejnë vetmi, dhe shumica e tyre nuk e kanë ndarë këtë ndjenjë me askënd. Madje, 70% e tyre besojnë se miqtë dhe familjarët do të befasoheshin nëse do të dinin se ata ndihen të vetmuar.



















You must be logged in to post a comment Login