Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Taulant Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Taulant Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Pas zhvillimeve të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një polici që ka pësuar lëndime nga një gur, të cilin ai thotë se e kanë hedhur protestuesit para parlamentit.

Fotot tregojnë efektivin e policisë i shoqëruar nga një koleg, në momentin kur merr ndihmë mjekësore, pasi është gjakosur.

Balla ka bërë një apel për të dënuar dhunën, duke theksuar: “Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”

<

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e respektit për punonjësit e policisë, duke shprehur se ata kanë shërbyer me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, duke u përballur çdo ditë me kriminelë. Policia, sipas tij, ka derdhur gjak në emër të misionit dhe betimit të saj.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement