Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, theksoi se u diskutua mbi formimin e institucioneve të reja.
Abdixhiku e vlerësoi takimin si shpresëdhënës për arritjen e një marrëveshje politike. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtyre takimeve para fillimit të proceseve për krijimin e institucioneve të reja.
“Një takim i vetëm ishte i pamjaftueshëm për të trajtuar të gjitha çështjet, por ishte një hap i mbarë drejt çështjeve të tjera që na presin në ditët e ardhshme. Kemi 30 ditë për thirrjen e seancës së Kuvendit të Republikës, dhe më pas 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. E rëndësishme është që po flasim para se të merren hapa të njëanshëm për formimin e institucioneve, dhe kjo më jep shpresë,” deklaroi ai.
Abdixhiku konfirmoi se LDK është një palë unikë në arritjen e një marrëveshje të mirë e të qëndrueshme për Kosovën. Ai theksoi se nuk do të mbështesin marrëveshje nëse ndihen se nuk janë përfaqësuar ose se vlerat e tyre nuk janë reflektuar. “Për një marrëveshje të mirë për Republikën e Kosovës, LDK-ja flet si një tërësi unike,” shtoi ai.
Abdixhiku gjithashtu njoftoi se u dakorduan të vazhdojnë komunikimin për të shmangur zgjedhjet.
Be the first to comment